Pas ambasadës së SHBA, asaj të BE, edhe amabsada britanike në vendin tonë ka dënuar aktet e dhunës së një dite më parë në Kuvendine Shqipërisë.
Me anë të një reagimi në rrjetin social “X” ambasada britanike thkeson se dhuna nuk ka vend në demokraci.
Ambasada ju bën thirrje të gjtiha forcave politike të anahzhohen në dialog, ndërsa thekson se dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.
1/2 Violence has no place in democracy. The British Embassy urges all Albanian political parties to engage in constructive dialogue and peaceful parliamentary processes.
— UK in Albania (@UKinAlbania) October 1, 2024
Postimi:
Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.
Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.