Saka i bindur për fitimin e Premierligës: “Ky është viti”

2 Tetor, 2024

Kanë kaluar 21 vite që kur Arsenali e ka fituar për herë të fundit titullin në Premier League.

Në 2003/04, Invincibles e Arsene Wengerit ishin të fundit që sollën titullin e kampionëve në anën e kuqe të Londrës veriore. Që atëherë, shumë zhgënjime, disa iluzione dhe, në dy vitet e fundit, vendi i dytë, me vendin e parë që rrëshqet në ndeshjet e fundit, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ka nga ata që janë të bindur se fati i klubit londinez po ndryshon. Bukayo Saka , një nga figurat kryesore të Topçinjve, beson se ky do të jetë sezoni në të cilin Arsenali do të bëhet sërish kampion: “Nuk dua të na bëj shumë presion, por mendoj se ky është viti [në të cilin ne mund të fitojmë titullin].”

“Mendoj se kemi qenë afër në dy vitet e fundit dhe po afrohemi, por shpresoj se ky është viti”, tha anglezi për CBS Sports, pas fitores kundër PSG (2-0), në Champions.

/GazetaBlic Sport/