Paralajmëron Irani: Tjetër sulm me raketa mbi Izraelin, vala e dytë do jetë më shkatërruese

2 Tetor, 2024

Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit, ka deklaruar në televizionin shtetëror iranian se do të ketë një tjetër sulm drejt Izrelit.

Ai tha se goditja me raketa ndaj Izraelit, ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike

Lexo edhe :

Related Posts

 “Qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tona, por sulmet mund të kishin çuar në goditjen e civilëve gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara”, tha ai, shkruan BBC.

Azizi thotë se nëse Izraeli gabon sërish, do të ketë një valë të dytë e cila do të jetë madje edhe më shkatërruese.

Sulmi iranian

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa mbrëmjen e sotme.  400 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm ajror që shpërthyen në të gjithë vendin. Flakët dhe raketat u panë në qiellin e Tel Aviv-it, sipas mediave shtetërore. Ushtria izraelite konfirmoi raportet dhe tha se raketat u hodhën në Izrael nga Irani.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore është plotësisht funksional, duke zbuluar dhe përgjuar kërcënimet kudo që është e nevojshme, edhe në këto momente”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

/vizionplus.tv