Sekretariati Etikës do të mblidhet ditën e nesërme në orën 15:00, për të trajtuar kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve opozitar, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend.
PS më herët paraqiti kërkesën për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve të Shqipërisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Flamur Noka akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës. Sa i takon akuzës së parë, Noka rrezikon gjobë deri në 5 vite burg, ndërsa për akuzën e dytë Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 3 vite burg.
Gazmend Bardhi akuzohet për goditje për shkak të detyrës, ndërsa ligjvënësi tjetër nga rradhët e opozitës Bledjon Nallbati do të përballet me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Erisa Xhixho, Vangjel Dule, Ina Zhupa, Monika Kryemadhi si dhe 11 deputetë të tjerë janë akuzuar për shkatërrim prone, vepër që parashikon dënimin me gjobë deri në tre vite burgim. /vizionplus.tv