Kushtrim Mushica, drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës ka uruar ekipin kryeqytetas, FC 2 Korriku (juniorët) për kalimin e raundit të parë në kualifikueset e Champions League për të rinj.
Juniorët e 2 Korrikut fituan me rezultatin e përgjithshëm 4-2 ndaj Bylisit nga Shqipëria, për të kaluar tutje në raundin e dytë kualifikues.
2 Korriku po debuton në këtë garë, andaj suksesi dhe paraqitja e tyre është e dinjitetshme, sipas Mushicës.
“Viti i parë që një ekip nga Kosova merr pjesë në Youth Champions League dhe po paraqitet dinjitetshëm. KF 2 Korriku nga Prishtina, po përkujdeset për këtë sukses. Sot, me shumë meritë, kualifikohet tutje në këtë garë. Ju lumtë djelmosha”, shkruan Mushica në rrjetin social, Facebook.
/GazetaBlic Sport