Deklarata e ambasadave në Tiranë, Xhaferaj: Mbështesin opozitën, e cilësojnë të padrejtë dënimin e Salianjit

2 Tetor, 2024

Deklaratat e ambasadave të BE, SHBA dhe asaj britanike për tensionet e një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, janë cilësuar si mbështetje për opozitën, sipas deputetit demokrat Ferdinand Xhaferaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaferaj thekson se të trija selitë diiplomatike në Shqipëri janë të qartë në deklarata e tyre, ato e konsidferojnë të padrejtë dënimin e Ervin Salianjit.

Sipas tij qëndrimi është i qartë, pasi nëse dënimi i Salianjit do të ishte i drejtë, atëherë nuk do të kishte se çfarë të dialogohej mes palëve.

Postimi i Xhaferajt:

Deklaratat e delegacionit të BE-së, ambasadës së SHBA-së dhe ambasadës Britanike qartazi mbështesin opozitën duke e konsideruar të padrejtë dënimin e nën/kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, z. Ervin Salianji.

Të trija selitë më të rëndësishme diplomatike të vendosura në Tiranë bëhen bashkë në qëndrimin e tyre për domosdoshmërinë e dialogut për të zgjidhur problematikën e krijuar.

Pra, qartazi nëse dënimi i z. Salianji do të konsiderohej i drejtë, nuk kishte çfarë të dialogohej. Të treja selitë rekomandojnë dialog dhe jo metoda të dhunshme për të zgjidhur dënimin e padrejtë të z. Salianji.

/Vizionplus.tv/