Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar sot rihapjen e saj në Shqipëri në vitin 1991, pas 50 vitesh ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike.
“Në vitin 1991, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u rihap pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nga regjimi komunist”, shkroi ambasada amerikane në Facebook.
Më tej thuhet se rihapja u bë zyrtarisht më 1 tetor, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.
“Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.
Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edëin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri”, thuhet në postim. /vizionplus.tv