Gjendja shëndetësore e interpretueses së madhe Marinella mbetet kritike por klinikisht stabile .
Spitali ku po mbahet nën vëzhgim këngëtarja lëshoi mesditën e sotme një njoftim të ri mjekësor për gjendjen shëndetësore të këngëtares 86-vjeçare greke, ku konkretisht përmendet:
Lexo edhe :
Related Posts
“Znj. Papadopoulou Kyriaki (Marinella) është shtruar në ICU të Spitalit për shkak të një hemorragjie të gjerë intracerebrale. Ajo mbetet klinikisht e qëndrueshme. Gjendja e saj është kritike.
Mjekët po luftojnë që ajo të kapërcejë rrezikun, pasi gjakderdhja cerebrale ishte e madhe dhe duhet të plotësohen të paktën 24 orët e para për të patur një pasqyrë më të mirë të situatës.
Sipas informacioneve, megjithatë, ka një përmirësim cilësor në treguesit e saj, por duhet të kalojnë ditët e para, të cilat dihet se janë shumë kritike në goditjet në tru“.
86-vjeçare u rrëzua mbrëmë në skenën e Herodionit, teksa po këndonte. Në spital ai iu nënshtrua një MRI, nga e cila u konstatua hemorragjia cerebrale , ndërsa sipas informacioneve para koncertit ka pasur një dhimbje koke shumë të fortë./vizionplus.tv