Lamine Yamal, futbollist i bujshëm Barcelonës dhe Kombëtares Spanjolle po bën zhurmë jo vetën më fushën e blertë, por dhe jashtë saj.
Nisja e karrierës së tij u shoqërua me lajmet për jetën e tij private. Fillimisht u komentua lidhja me Alex Padilla, e cila e shoqëroi edhe gjatë Euro 2024. Por 17 -vjeçari i dha fund lidhjes pasi u tha se u tradhtua nga partnerja.
Pa humbur kohë, Yamal u përfshi në një tjetër romancë, këtë herë me modelen 10 vite më të madhe, Jacque Ligero.
Ata u kapën “mat” së bashku gjatë pushimeve të verës që sulmuesi po kalonte me miq të tij në një resort, teksa ky i fundit u fotografua teksa fërkonte modelen. Pas shumë kërkimeve, mediat arritën të zbulonin identitetin e saj, e cila ishte Jacqueline Ligero, një tjetër yll “TikTok”.
Por duket se romancat nuk janë gjëja kryesore në mendjen e Yamal, i cili mësohet se i ka dhënë fund lidhjes jo të gjatë me 27-vjeçaren. Të dy ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, gjë e cila ka konfirmuar ndarjen e tyre./vizionplus.tv