Tre vite më parë, këngëtari dhe moderatori i njohur Robert Berisha humbi nënën.
Herë pas here ai e kujton nënën e ndjerë, Teutën me postime në rrjetet sociale. Pak orë më parë, ai ka ndarë disa foto kur ka qenë fëmijë.
“Sa herë shoh një ëngjëll, mendoj për të. E di që ajo është një ëngjëll”, është mbishkrimi i Robert Berishës në fotot e tij.
Kujtojmë se Robert Berisha mori pjesë në Ferma VIP, por largësia me vajzën e bëri këngëtarin të marrë vendimin për të ndërprerë eksperiencën në reality show./vizionplus.tv