Pensionistët do të udhëtojnë falas në Tiranë, nga 1 janari 2025 transport publik pa pagesë

23 Gusht, 2024

Nga janari i vitit të ardhshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se pensionitët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë.

“Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

Gjatë inspektimit që Veliaj bëri në linjën e Kopshtit Zoologjik, kryebashkiaku deklaroi se do kushtet do të përmirësohen edhe në flotat e tjera të autobusëve.

“Kjo ka qenë një nga verat kur kemi përmirësuar më së shumti linjat e autobusëve. Kemi ndryshuar totlaisht flotën dhe ësbtë një linjë që ne e vendosëm në 2017. Shërbimi është përmirësuar ndjeshëm. Janë autobusë tl rinj me konficionerë. Nuk do të kënaqemi vetëm me një linkë, por të gkitha linjat do të vijnë në këtë standard”, u shpreh ai.

Erion Veliaj nënvizoi se të gjitha investimet në flotën e autobusëve po bëhen pa rritur çmimin e biletës për qytetarët. /vizionplus.tv