Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në Facebook pamje nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.
“…dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Vitet e fundit Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka tërhequr vëmendjen jo vetëm vendasve, por edhe turistëve të huaj.
Hapësira e madhe e pyllit me larmishmërinë e florës dhe faunës, laguna me shpendë të shumtë ku mbretëron Pelikani Kaçurrel si dhe vija bregdetare e plazhit e bëjnë Divjakën një destinacion të preferuar në çdo stinë të vitit./vizionplus.tv