Kamala Harris zotohet të ndërmjetësojë marrëveshjen e armëpushimit të Gazës dhe të qëndrojë “me Ukrainën”

23 Gusht, 2024

Kamala Harris premtoi në fjalimin e saj në konventën e Demokratëve në Çikago se do të “vuloste” një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, ku lufta është ndezur midis Izraelit dhe Hamasit për më shumë se dhjetë muaj.

“Është koha për të përfunduar marrëveshjen (për të liruar) pengjet dhe për të vënë në fuqi një armëpushim”, tha zëvendëspresidentja amerikane, njëherësh kandidatja demokrate për presidente.

“Kaq shumë jetë të pafajshme u humbën. Njerëzit e dëshpëruar dhe të uritur po ikin, duke shkuar nga një vend në tjetrin për mbrojtje. Shkalla e vuajtjes njerëzore është tronditëse ”, tha ajo.

“Unë gjithmonë do të ngrihem për të mbrojtur të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten,” tha Harris gjithashtu.

“Presidenti Biden dhe unë po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gaza të marrin fund dhe palestinezët të kenë liri”, siguroi Harris.

Në të njëjtën kohë, ajo premtoi dje se do të qëndronte ” fuqishëm në anën e Ukrainës dhe aleatëve tanë të NATO-s ” dhe nuk do të bëhej “mik i diktatorëve” nëse zgjidhej në nëntor, duke vazhduar sulmet verbale ndaj kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump.

“Unë nuk do të jem mik me tiranët dhe diktatorët si Kim Jong Un, të cilët mbështesin Trump sepse e dinë se ai është i lehtë për t’u manipuluar me lajka dhe favore, sepse ata e dinë se ai kurrë nuk do të kërkonte të mbanin përgjegjësi liderët autoritarë”, tha nënpresidentja e SHBA në fjalimin e saj pasi pranoi nominimin e partisë së saj në konventën e Demokratëve në Çikago të enjten mbrëma (me orën lokale).

Ekonomia që “i lejon të gjithë të kenë sukses”

Kamala Harris ka premtuar të krijojë një ekonomi që ‘i lejon të gjithëve të kenë sukses’, që ofron ‘mundësi’ dhe për të nxitur uljen e taksave ‘për klasën e mesme’ nëse ajo merr detyrën.

Zëvendëspresidentja aktuale siguroi se synimi i saj është të krijojë një ekonomi “ku të gjithë do të kenë mundësinë të konkurrojnë dhe të kenë sukses, pavarësisht nëse jetojnë në një zonë rurale, në një qytet të vogël apo të madh”.

Ajo gjithashtu premtoi të nxiste një ulje të taksave për klasën e mesme, duke theksuar se kundërshtari i saj republikan Donald Trump nuk kujdeset për të.

“Në vend të rritjes së taksave të Trump, ne do të miratojmë një ulje të taksave për klasën e mesme që do të përfitojnë mbi 100 milionë amerikanë”, tha ajo, pa dhënë detaje./vizionplus.tv