Vetëm javën e fundit janë shënuar dy vdekje në Greqi për shkak të virusit të Nilit Perëndimor.
Sipas raportit epidemiologjik të EODY janë deklaruar 24 raste të reja. Siç shkruajnë mediat greke, pritet të rriten rastet në Thesproti të Greqisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbikëqyrja epidemiologjike e sëmundjes, zbatimi në kohë i programeve të duhura të integruara të kontrollit të mushkonjave dhe miratimi i masave mbrojtëse personale kundër mushkonjave janë masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes.
Çfarë janë ethet e Nilit?
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.
Si transmetohet infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor?
Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit. Kuajt, njësoj si njerëzit, janë bartës që pavaresisht se ata infektohen, nuk e përhapin direkt infeksionin. Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjë transmetim i virusit nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit rastësor apo nepermjet mushkonjave, dhe nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit të Nilit Perëndimor te punonjësit e kujdesit shëndetësor kur janë zbatuar masa parandaluese standarde të kontrollit të infeksionit.