Të premten e 23 gushtit, raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Fluks më i vogël i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare sipas përditësimit të fundit nga ky raport.
Pritjet në Merdarë e tek Dheu i Bardhë në mëngjesin e sotëm në dalje janë më shumë se gjysmë ore.
Kolona e automjeteve në Merdarë në dalje raportohet të jetë 250 metra ndërsa tek Dheu i Bardhë 200 metra.