Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, pranoi zyrtarisht nominimin e partisë Demokratike si kandidat për nënpresident të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë fjalimit në konventën kombëtare ai falënderoi të pranishmit dhe u zotua se ai dhe Kamala Harris do t’i fitojnë këto zgjedhje.
“Është nderi i jetës sime të pranoj nominimin tuaj për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi të gjithë këtu sonte për një arsye të bukur dhe të thjeshtë: Ne e duam këtë vend”, tha ai.
Walz, i cili shte pothuajse i panjohur deri përpara dy javësh, kur u zgjodh nga Harris për të qenë në krah të saj, e vijoi fjalimin me një prezantim të vetes.
“Unë nuk kam mbajtur shumë fjalime të mëdha si ky. Por më duhet të them se kam bërë shumë biseda të forta. Jam rritur në një qytet të vogël, dhe të rritesh në një lokalitet me 400 banorë do të thot të mësosh të kujdesesh për njëri tjetrin”, u shpreh Walz.
Më tej guvernatori i Minesotës tregoi për përvojën si trajner futbolli, për shërbimin në Gardën Kombëtare dhe problemet me të cilat ishte përballur gjatë jetës ai dhe familja e tij.
Në ditën e tretë të konventës së demokratëve në Chikago ishin të pranishëm figuraa të tjera të shquara të partisë, si Bill Clinotn dhe Oprah Uinfrey.
Gjatë fjalimeve të tyre, ata kritikuan Trump si një njeri egoist dhe lavdëruan Harrisin si një person të përqëndruar më shumë në nevojat e përditshme të amerikanëve se sat ë sajat.
Konventa e demokratëve mbyllet me fjalimin e kandidates për presidente Kamala Harris. /vizionplus.tv