Shkruan: Destan Jonuzi
Po shoh nëpër rrjetet sociale diskutime se kujt i takon ASH-ja, Dr.Arben Taravarit apo Ziadin Sles. Pa be tifozin siç bëjnë militantët e Selës, sipas një logjike racionale ASH-ja i takon atij që e rrëzoi BDI-në nga Qeveria dhe që vazhdojë rrugëtimin për të cilin ishte ndërtuar ky subjekt politik.
Në asnjë mënyrë askush, as z.Taravari nuk ia ka mohuar asnjëherë kontributin dhe punën dhe veprimtarinë z.Sela, por votuesi opozitar, militanti “Thaçistë” që u shndërrua në ASH (Xhaferistë), por edhe shumë opozitar tjerë që u bënë bashkë me idenë për ndryshim edhe në kampin politik shqiptar, në shumicë janë në krahë të z.Arben Taravari.
Edhe z.Sela e di që rruga që u nis ishte për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti dhe për ta sjell ndryshimin edhe te shqiptarët, jo për ti dhënë edhe një infuzion politik 20 vjeçar Ali Ahmetit.
Rruga që ndoqi Arben Taravari i kontribuon demokracisë parlamentare. Ajo tashmë ka bë këtë ndryshim, i cili do ta bëjë më dinamike skenën politike shqiptare…