Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kreut të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se Burns nuk e ka takuar kryeministrin, Albin Kurti, shkaku i bllokadës që institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shefi të ekzekutivit kosovar.
“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar, shumë më kohë edhe po është praktik një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në “FIVE” të Dukagjinit.
Në takimin në Presidencë ishte edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Teksa kujtojmë se Kurti është duke qëndruar në ShBA, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike.