Kanë përfunduar ndeshjet e para kualifikuese të Play Off-it në Ligën e Kampionëve.
Young Boys nga Zvicra ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Sparta Prague e Ermal Krasniqit e Albion Rrahmanit siguroi fitore në transfertë ndaj Malmos, 0 me 2.
Salzburg e mposhti Dynamo Kievin poashtu me rezultat 0 me 2, kurse Midtjylland dhe Slovan Bratislava barazuan me shifrat 1 me 1.
Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.
/GazetaBlic Sport/
The post Rezultatet e ndeshjeve të para të ‘Play Off’-it në Ligën e Kampionëve appeared first on GazetaBlic.