Maroku është një nga vendet që do të jetë bashkë-pritës i Kupës së Botës 2030 dhe po ecën përpara me ndërtimin e stadiumit më të madh në botë me synimin për të marrë finalen nga Santiago Bernabeu i Real Madridit, ku FIFA dëshiron të mbahet.
Kupa e Botës 2030 do të jetë një ngjarje e veçantë, pasi do të ketë ndeshje gjashtë vende. Tri ndeshjet e para do të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj, sepse do të bëhet një shekull nga Botërori i parë, i cili u mbajt në Uruguaj.
Nga atje, megjithatë, ngjarja do të transferohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, të cilat janë tre vendet që kanë marrë miratimin nga FIFA. Federata botërore e futbollit dëshiron që finalja të zhvillohet në Santiago Bernabeu të rinovuar, në shtëpinë e Real Madridit, por marokenët duan ta “vjedhin” dhe të vënë përpara planin e tyre madhështor.
Designed by Populous in partnership with Paris-based architects Oualalou + Choi, the spectacular 115,000-capacity Stade Hassan II in Casablanca, Morocco, will be the largest football stadium in the world.
Read more: https://t.co/Y7Yh5NaOQi pic.twitter.com/hrNyKFXyzw
— Populous (@Populous) August 21, 2024
Pra, siç u paralajmërua, ata po përgatiten të ndërtojnë në Kazablanca “Stade Hassan II”, një stadium me kapacitet prej 115 mijë vendesh, pra do të jetë më i madhi në botë, me qëllim që të bindin FIFA-n për t’i dhënë organizimin e finales. /vizionplus.tv