Legia dhe Drita luajnë të enjten nga ora 18:00 në Varshavë, në ndeshjen e parë të ‘Play-Off’ në Conference League.
Trajneri i skuadrës polake, Goncalo Feio, është paraqitur në konferencë para kësaj ndeshje, duke deklaruar se ka kërkuar edhe ndihmën e mesfushorit kosovar, Qëndrim Zyba, i cili luajti për disa muaj te ky klub,
“Nëse dikush pret një shëtitje, ju them menjëherë se nuk do të ndodhë. Vitet e fundit, Drita ishte në gjendje të barazonte me Feyenoordin dhe Victoria Pilzin. Kjo flet vetë. Sigurisht që luajmë në shtëpi. Ne duam të fitojmë dhe të jemi shumë më afër grupeve nga kjo ndeshje. Megjithatë, do të doja që ne ta tregonim atë në fushë, jo në konferenca”.
“Analiza ishte e njëjtë si gjithmonë. Ne kontaktuam njerëz që e njohin mirë kundërshtarin. Ish-lojtari ynë, Qëndrim Zyba, na ka dhënë shumë këshilla. Po kështu Jurgen Celhaka. Ne po përgatitemi për këtë ndeshje në mënyrë të ngjashme me ndeshjen kundër Broendby”, deklaroi trajneri portugez.
“Drita tashmë ka bërë diçka historike. Është hera e hera e parë kanë arritur deri këtu në raundet kualifikuese. Ata kanë mundësinë e një jete përpara tyre. Ekipet nga ky rajon janë agresive. Presim presion të lartë dhe sulm të fortë ndaj kundërshtarit. E dimë që skuadra e Dritës do të luajë në mënyrë agresive dhe me shumë vendosmëri. Ne duhet ta kundërshtojmë këtë”, deklaroi Fei.
/GazetaBlic Sport/