Janë të divorcuar, por Jennifer Lopez dhe Ben Affleck të detyruar të bëhen bashkë edhe një herë

21 Gusht, 2024

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të jenë ndarë zyrtarisht, por detyrat e tyre të përbashkëta nuk kanë mbaruar, pasi ata po promovojnë filmin e tyre të ri Unstoppable, i cili do të publikohet pas disa javësh.

Konkretisht, filmi do të shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 6 shtator, i ndjekur nga një shfaqje e kufizuar teatrale në dhjetor.

Pra, pavarësisht se Lopez ka bërë kërkesë për divorc, sipas një raportimi të Daily Mail, producentët e filmit po bëjnë presion që të dy të shfaqen së bashku në premierën në Toronto.

Affleck është producent i filmit, së bashku me mikun e tij Matt Damon, ndërsa ylli latin ka rolin kryesor.

55-vjeçarja luan rolin e nënës së një mundësi, ndërsa është edhe bashkëproducente e filmit, prodhimi i të cilit përfundoi në janar.

Në letrat e kërkesës për divorc, data e ndarjes Lopez-Affleck është shënuar si 26 Prilli.

Ish-çifti luajti së bashku në Gigli të vitit 2003 dhe Jersey Girl të vitit 2004, ndërsa Lopez bëri një dokumentar pothuajse tërësisht kushtuar marrëdhënies së tyre, This Is Me… Now. /vizionplus.tv