Vrasja e sotme në Shkup, policia u përlesh me disa persona në Çair! MPB: Janë arrestuar dy persona, po kërkohet i dyshuari i tretë

20 Gusht, 2024

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona, si të dyshuar pas vrasjes së sotme në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se e dinë identitetin edhe të personit të tretë të dyshuar, për kapjen e të cilit po bëhen ende kërkime.

“Gjegjësisht, në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili ndodhet në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.