Nuk ka një datë se kur do të hapet ura e Ibrit, thotë Bajqinovci

20 Gusht, 2024

“A ka një datë se kur do të hapet për qarkullimin e automjeteve?”

Ishte kjo pyetja që iu bë që në fillim të bisedës deputetit të partisë në pushtet, Mefail Bajqinovcim në “FIVE” të Dukagjinit.

“Jo”, u përgjigj shkurt Bajqinovci, teksa elaboroj më tutje se kur mund të hapet ura.

Sipas tij janë disa faza që duhet të kryhen dhe pas këtyre ura do të hapet.

“Janë me faza  ka përmendur edhe kryeministri; sëpari është çështja teknike dhe pastaj ajo që ka dalë në rende të parë, a i plotëson kushtet teknike për të kaluar që e kanë bërë matjen. Deklaratat e para janë që ajo i plotëson kushtet për të kaluar me kamionë dhe gjëra të rënda. Dhe pastaj janë edhe disa formalitete të tjera dhe po besoj që pasi të kryhen faza e parë dhe e dytë, mesa e di janë kryer dhe disa formalitet të tjera, besoj që ura do të hapet”, ka than Bajqinovci.

Bajqinovci ka theksuar se do të ketë një dakordim me ndërkombëtarët për hapjen e urës.

“Ura është dashur të hapet menjëherë pas vitit 2000. Ose pas Pavarësisë, pasi institucionet kur kanë filluar të forcohen. Prej asaj është dashur prej viti 20215 kur ka pasur marrëveshje,që prej 216-2017 të filloj me hapa të parë për hapjen e urës kështu shkruan në marrëveshjen e Brukselit… E larguan zallin dhe i futën betonat.

Për tri herë nuk është hapur, dhe besoj që ka ardh koha që ura të hapet. Pas këtyre kontrolloreve teknike dhe formaliteteve. Besoj që do ta kemi edhe nje dakordim më ndërkombëtarët. Sido që të jetë ura do të hapet”, ka shtuar ai.