Ilkay Gundogan është shumë pranë rikthimit te Manchester City.
Një sezon pas largimit nga Etihad për të luajtur për Barcelonën, mesfushori gjerman pritet të rikthehet te Qytetarët .
Sipas shtypit spanjoll, lojtari 33-vjeçar tashmë ka folur me Pep Guardiolën dhe trajneri i klubit anglez është pro një rikthimi.
Transferimi i Gundogan në Angli duhet të bëhet në të njëjtën mënyrë si ajo në Katalonjë, pa pagesë, në një kohë kur Barcelona duhet të lehtësojë skuadrën për të nënshkruar lojtarë.
/GazetaBlic Sport/