Fundosja e jahtit në Siçili, kapiteni i varkës rrëfen momentin e frikshëm: Pash një dritë, më pas u zhdukën

20 Gusht, 2024

Një burrë ka vdekur dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një jaht luksoz u mbyt në brigjet e Siçilisë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Kapiteni i një varke aty pranë ka përshkruar momentin kur mori disa nga të mbijetuarit nga Bayesian.

Lexo edhe :

Related Posts

Karsten Borner tha se kur stuhia goditi, ai ndezi motorin e tij për të mbajtur kontrollin e anijes dhe për të shmangur një përplasje me superjahtin.

“Ne arritëm ta mbanim anijen në pozicion dhe pasi stuhia mbaroi, vumë re se anija pas nesh ishte zhdukur,” tha zoti Borner.

Ai tha se ekuipazhi i tij më pas gjeti disa nga të mbijetuarit në një gomone, duke përfshirë tre të cilët u plagosën rëndë dhe i mori në bord përpara se roja bregdetare t’i merrte.

Ai konfirmoi se “një foshnjë e vogël dhe gruaja e pronarit” ishin në mesin e të mbijetuarve. Duke përshkruar kushtet, Borner tha se Bayesian “u rrafshuar në ujë dhe më pas poshtë”.

Ai vazhdoi: “Ishte një dritë dhe pamë që anija ishte mënjanë dhe më pas pamë një trekëndësh. Kështu që unë mendoj se ajo u kthye përmbys.”

Mes të zhdukurve, mediat britanike raportojnë se është edhe manjati britanik i teknologjisë Mike Lync./vizionplus.tv