SHBA-ja është në kontakt të rregullt me zyrtarë qeveritarë për çështje nga shqetësimi i ndërsjellë, deklaruan nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në pyetjet nëse SHBA-ja ka informacione për gjoja rrezik nga destabilizim në Maqedoninë e Veriut, siç paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, si dhe nëse në këtë temë kanë biseduar me qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Përderisa në përgjithësi nuk sigurojmë kumtesa nga takimet diplomatike, ne jemi në kontakt të rregullt me funksionarë qeveritarë për një spektër të gjerë të çështjeve nga shqetësimet e ndërsjella”, u përgjigjën nga shërbimi për informim i Departamentit të Shtetit.
Mickoski, gjatë vizitës në Drejtorinë e Doganave më 15 gusht, tha se funksionarë të lartë në qeveritë e mëparshme po bëjnë përpjekje të mobilizojnë njerëz në teren dhe të “provokojnë konflikt etnik, gjegjësisht ta destabilizojnë harmoninë ndëretnike në Maqedoni”.
“Kemi indikacione për elemente që dosponojnë shuma të mëdha milionëshe, disa prej tyre janë zyrtarë të lartë në ish qeveritë dhe që tentojnë të mobilizojnë njerëz në terren, kryesisht për të manipuluar dhe ajo që më shqetëson është se ata janë duke u përpjekur për të provokuar konflikt etnik, pra për të destabilizuar harmoninë ndëretnike në Maqedoni. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë sepse ata e kuptojnë se përndryshe nuk mund të mobilizojnë njerëzit dhe tani mënyra e vetme është të provokojnë këtë lloj konflikti. Ne nuk do ta lejojmë këtë. I bëj thirrje edhe opinionit dhe mediave dhe qytetarëve që të përmbahen nga çdo provokim, t’i injorojnë, herët a vonë autorët e këtij lloj provokimi do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Mickoski.
Zëri i Amerikës përkujton se Mickoski, gjatë konferencës për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 5 gusht në Shkup, tha se ka informacione nga më shumë kanale se udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, në përpjekje që ta mbrojë kapitalin të cilin partia e ka krijuar gjatë 20 viteve të kaluara.
BDI i mohoi deklaratat e Mickoskit, përderisa në fillim të qershorit paralajmëroi se do të bëjë çmos në kornizat e masave demokratike që ta pengojë “poshtërimin e shqiptarëve”.
“BDI është parti shtetformuese dhe pretendimet inekzistente të kryeministrit Mickovski për skenarët e destabilizimit janë të pavërteta dhe paraqesin skenarë të qëllimshëm dhe të rrezikshëm të qeverisë për të fajësuar të tjerët për të defokusuar opinionin nga mungesa e rezultateve dhe skandalet e përditshme të qeverisë”, tha BDI.
Lidhur me deklaratat e Mickoskit për paqëndrueshmëri potenciale, presidentja Gordana Siljanovska – Davkova tha se nuk do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë, sepse vlerëson se nuk ka nevojë për këtë.
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, kërkoi nga Mickoski që nëse ka informacione për destabilizim të mundshëm t’i dorëzojë në institucionet kompetente.
“Informacionet për destabilizimin që kryeministri ka publikuar dy ditë me radhë shkaktojnë trazira te qytetarët dhe është përgjegjësi e tij personale të parandalojë një situatë të tillë. Nëse nuk i shpërndan vetë informacionet, i bëj thirrje organeve hetimore që të nisin procedurën dhe t’i hetojnë këto pretendime”, ka shkruar Filipçe në Fejsbuk më 5 gusht.
Koalicioni “VLEN” tha se nuk i ka informacionet me të cilat disponon kryeministri Mickoski.