Qindra të evakuuar në Turqi si pasojë e zjarreve

18 Gusht, 2024

Zjarrfikësit po përballen me zjarre pyjore në Izmir të Turqisë për të tretën ditë me radhë, teksa mediat dhe zyrtarët turk thanë se qindra persona të tjerë janë evakuuar gjatë natës.

Helikopterët në ajër dhe pajisjet e tjera kundër shuarjes së zjarrit në tokë janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret, të cilat si pasojë e erërave të fuqishme kanë vazhduar të përhapen mëngjesin e 17 gushtit.

Zarret nisën të enjten dhe shpejt u përhapën në zonat e banuara, për shkak të erërave të fuqishme që arritën deri në 50 kilometra në orë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 900 banorë në pesë qarqet e prekura janë evakuuar gjatë natës në Izmir.

“Aktualisht, dy avionë dhe 11 helikopterë po vazhdojnë intervenimin”, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, duke shtuar se banorët e qytetit të Izmir nuk duhet “të brengosen”.

Rreth 1.600 hektarë tokë janë prekur nga zjarret, tha ministri.

Edhe gjashtë vatra të tjera zjarresh janë aktive në zonat pyjore në qytetet e tjera në Turqi, thanë autoritetet.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike bëjnë që moti ekstrem, përfshirë valët e të nxehtit, të zgjasin më shumë dhe të jenë më intensive./REL