Nga birësimi te skandalet seksuale dhe droga, jeta e Alain Delon

18 Gusht, 2024

Alain Delon, aktori, producenti dhe shkrimtari francez, ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, që nga viti 2019. Ai ishte një prej aktorëve më të dashur francez, bukuria enigmatike e të cilit e bëri atë një seks simbol ndërkombëtar.

I lindur në Sceaux, një periferi në jug të Parisit, Delon pati një fëmijëri të turbullt të karakterizuar nga divorci i prindërve dhe përjashtimet e shpeshta nga shkolla, përpara se të shërbente në marinën franceze në Indokinë dhe më vonë të bënte punë të çuditshme në Paris.

Alain Fabien Maurice Marcel Delon ishte djali i menaxherit të një kinemaje të vogël, ndërsa nëna e tij ishte shitëse dyqani. Prindërit e tij u ndanë kur Alain ishte katër vjeç, e më pas i’u besua një familjeje birësuese. Alain Fabien Maurice Marcel Delon ishte djali i menaxherit të një kinemaje të vogël, ndërsa nëna e tij ishte shitëse dyqani. Prindërit e tij u ndanë kur Alain ishte katër vjeç, e më pas i’u besua një familjeje birësuese.

Delon bëri paraqitjen e tij të parë në film në vitin 1957, duke luajtur rolin e një vrasësi me pagesë në thrillerin “Quand la femme s’en mêle”, me titull “Dërgo një grua kur dështon djalli”.

Ky do të ishte i pari nga shumë rolet anti-hero për Delon, i cili vazhdoi të bëhej një figurë kryesore në filmin evropian në vitet 1960, duke punuar me regjisorë tsi René Clément (“Plein Soleil”, 1960, me titull “Purple Noon” në Shtetet e Bashkuara), Luchino Visconti (“Rocco and his Brothers”, 1960, dhe “The Leopard”, 1963) dhe Jean-Pierre Melville (“Le Samouraï,” 1967).

Në vitin 1968, Delon u kap në një skandal seksual, droge dhe vrasjesh që përfshin shoqërinë e lartë franceze, të njohur si afera Markoviç. Ai u mor në pyetje, por nuk u akuzua kurrë.

Ai gjithashtu u shfaq në shumë prodhime në gjuhën angleze, duke përfshirë filmin antologjik “The Yellow Rolls-Royce” (1964) dhe Western “Texas Across the River” (1966) dhe “Red Sun” (1971), por nuk arriti të përsëriste suksesin që gëzoi në kinematografinë evropiane.

Delon fitoi një çmim César, ekuivalentin e Francës me një Oskar, për aktorin më të mirë në 1985 për rolin e tij si një alkoolist në “Historia jonë” e Bertrand Blier. Ai gjithashtu u nominua për Golden Globe për interpretimin e tij si Tancredi pasionant dhe pa para në “The Leopard”.

Ylli i tij u zbeh në vitet e tij të mëvonshme, por ai u rishfaq në televizion rreth fundit të shekullit, duke luajtur rolin e detektivëve veteranë në dy miniseritë: “Fabio Montale” (2002) dhe “Frank Riva” (2003-04).

Në vitin 2005, Delon u dekorura Oficer i Legjionit të Nderit Francez për kontributin e tij në kinematografinë botërore. Ai ishte i martuar me aktoren dhe modelen Nathalie Delon nga viti 1964 deri në vitin 1969 dhe çifti kishte një fëmijë, Anthony.

Delon kishte tre fëmijë të tjerë: një djalë, Christian Boulogne, me këngëtaren dhe aktoren Nico, dhe Anouchka Delon dhe Alain-Fabien Delon me aktoren holandeze Rosalie van Breemen.