Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e djeshmë, 17 gusht, në Kretë. Tre të rinj humbën jetën, ndrsa një vajzë 22-vjeçare është plagpsur rëndë.
Mediet greke kanë bërë publike fotografitë e të rinjve, 15, 19 dhe 20 vjeç.
Lexo edhe :
Related Posts
Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një furgon. Pasagjerët e furgonit morën lëndime të lehta, ndërsa katër të rinjtë mbetën të bllokuar në makinë. U desh dnërhyrja e zjarrfikëse për t’i nxjerrë jashtë.
Aleksandros 16-vjeç, Nikos 18-vjeç, drejtuesi i mjetit, dhe 20-vjeçari Theodoris janë tre adoleshentët që vdiqën në aksidentin tragjik.
Familja dhe miqtë e 20-vjeçarit Theodoris do t’i thonë lamtumirën mëngjesin e së hënës, 19 gusht. Varrimi i tij do të bëhet në orën 11:30 në Kishën e Shenjtë të Archangel Michael në Mournies.
Varrimi i 19-vjeçarit Nikos do të bëhet në orën 18:00 të së hënës nga Kisha e Shenjtë e Agios Georgios Katsifarians.
Gjithashtu, sipas medieve greke, të afërmit dhe miqtë do t’i japin lamtumirën nesër edhe 15-vjeçarit Aleksandros.