“Ka nevojë për dikë”/ Kledi Kadiu bën rrëfimin e rrallë për sëmundjen e të birit

17 Gusht, 2024

Balerini dhe koreografi i njohur Kledi Kadiu ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën italiane “Diva e Donna” ku ka folur pak nga të gjitha, jetën profesionale por edhe atë personale. Balerini i cili po jeton mes Italisë dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve profesionale ka ndarë disa këshilla dhe kritika për balerinët e ardhshëm, ndërsa theksojmë se ai zotëron dy shkolla baleti “Kledi Dance” në Itali për fëmijët që duan të mësojnë baletin.

Në një moment të intervistës Kledi ndalet tek vajza e 8 vjeçe, Lea e cila siç thotë, është asistentja e tij. Dhe asaj ashtu si ai i pëlqen të kërcejë. Kledi tha se nuk do të ndërhyjë asnjëherë në karrierën dhe zgjedhjet që do bëjë e bija, shkruajnë mediat italiane.

“Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”, është shprehur Kledi.

Koreografi gjithashtu foli edhe për gjendjen e djalit të tij të vogël, Gabrielit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë për shkak të menigjitit.

kledi kadiu con i figli lea e gabriel

“Dhe pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: ‘Ushtrimet Cuevas Medek’. Pas vetëm dy seancash, Gabrielit, kur i kërkuam, mundi të mbajë kokën drejt. Por terapia duhej të bëhej shumë herët. Ka familje që fshehin sëmundjen e fëmijës së tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”, tha balerini.