I foli shqip punonjësit të aeroportit, Bebe Rexha nuk lejohet të fluturojë (Video)

17 Gusht, 2024

Artisja shqiptare Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në disa video të publikuara në Instagram.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkruar se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai është shqiptar. Punonjësi në fjalë i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se tani po e kërcenojnë se nuk do e lejojnë të fluturojë.

Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe merzitur Beben.

Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles.

Ajo bëri edhe një reagim me shkrim duke shpjeguar situatën dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory.