Stuhia po godet sërish zgjedhjet presidenciale në SHBA. Elon Musk, një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump, sapo ka përditësuar AI, Grok, i aftë për të gjeneruar imazhe nga teksti për herë të parë. Praktikisht pa filtra. Rezultatet e para që ka prodhuar janë shkatërruese dhe tregojnë se si mund të krijohet dezinformata në çast.
Mjafton një kërkesë e thjeshtë, udhëzimi i dhënë për AI në formë teksti, për të gjeneruar në çast një foto realiste të aftë për të mashtruar votuesit. Për shembull, imazhi i rremë i krijuar me Grok, në të cilin një burrë që duket si Donald Trump dhe një grua që duket si Kamala Harris, puthen me pasion, është bërë virale nga përdoruesit e medies sociale X, dikur e njohur si Tëitter, në pronësi të Musk.