Këngëtarja e njohur Fifi është nënë e një djali, emri i të cilit është Theo Mal. Nëse ende nuk e dini kuptimi e emrit të tij, rikujtojmë që disa kohë më parë Fifi bëri një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku u shpreh:
“Theo-nga latinishtja e vjetër do të thotë Zot. Mal-nofka e xhaxhait të ndjerë të Adisit. Dhe kur e lidha Theo Mal e përktheva si “Zot i Maleve”.
Sakaq, ditën e sotme, ajo ka bërë një dedikim shumë të ëmbël për të voglin e saj. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ajo shkruan:
‘Ate dite qe ke lind ti kom rilind edhe une me ty .. po mundohem shume bir .. me u bo e forte , me u bo e durushme , me t’msu qe shume e shishme osht pjata qe e han hallall edhe me u bo shembull per ty , qysh e kam pas gjyshen tonde – mamin tem une shembull qe senet ne jete nuk fitohen kollaj . Duhet me punu shume fort e mos mu dorezu se asni sen nuk osht falas ne jete .
Edhe une nuk di hala shume sene ama bashke kemi mu rrit e me i msu , pse jo edhe me gabu ama prap bashke .. nuk ka gje , e falim njoni tjetrin 🥹’