Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, thuhet se është dërguar në spital pasi është goditur me thikë në një park makinash në Katalonjë.
Nasraoui ndodhet në gjendje të rëndë pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e sotme në Mataro, shkruajnë mediat vendase.
Detaje të tjera janë të pakta për momentin, por policia tashmë është përfshirë në hetime dhe thuhet se ka disa dëshmitarë okularë që kanë parë atë që ka ndodhur.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes por dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm. Yamal është rikthyer te Barcelona pas një sezoni të suksesshëm në Euro 2024 me Spanjën dhe bëri paraqitjen e tij të parë parasezonale në Gamper Trophy si zëvendësues.