Djali i legjendës braziliane, Ronaldinho ka nënshkruar për Burnley, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Joao Mendes thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare me skuadrën e Championship pas largimit nga akademia e të rinjve të Barcelonës.
Anësori 19-vjeçar e nisi rrugëtimin e tij futbollistik në Brazil në skuadrën e Cruzeiro-s, ku kaloi katër vite.
Ai iu bashkua akademisë së Barcelonës në vitin 2023 pas një prove të suksesshme në klubin katalanas.
🟣🇧🇷 Ronaldinho’s son João Mendes has signed in as new Burnley player. pic.twitter.com/NV5Uqpq1ib
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 14, 2024
/GazetaBlic Sport/