Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën në Karabunarë të Lushnjës, ku janë të vendosura edhe varrezat e fshatit.
Siç shihet edhe në video një sipërfaqe e madhe me ullinj dhe shkurre është përfshirë nga zjarri, dhe flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.
Në vendngjarje përveç forcave zjarrfikëse ndodhet edhe një helikopter që po hedh ujë nga lart, për të mos lejuar avancimin e mëtejshëm të zjarrit. /Vizionplus.tv/