Investim elektro-energjetik në Lushnjë, Rama ndan pamjet: Nga gangrenë plehrash, në park për prodhimin e energjisë diellore

14 Gusht, 2024

Kryeministri i vendit, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë pamjet nga ish-fabrika e tullave në Lushnjë sa i përket investimit që po bëhet për energjinë me panelet diellore.

Krahas videos, Rama thekson se ky vend, që është gangrenë plehrash, do të jetë shumë shpejt një park për prodhimin e energjisë diellore.

Rama: Mirëmëngjes, dhe me progresin mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur.