Brozovic merr vendimin e papritur, pensionohet nga kombëtarja e Kroacisë

14 Gusht, 2024

Marcelo Brozovic i ka surprizuar të gjithë me vendimin e marrë së fundmi.

Ish-mesfushori i Interit ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Kroacisë, në moshën 31-vjeçare.

Lojtari e njoftoi këtë, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ku shkruan se e ka mbyllur me kombëtaren pas 99 ndeshjeve të luajtura.

Mesfushori nga Zagrebi e nisi karrierën në kombëtare në vitin 2014 dhe pas saktësisht 10 vitesh i erdhi fundi.

Në 99 paraqitjet e lartpërmendura, ai shënoi shtatë gola.

Brozovic do të vazhdojë karrierën e tij në klub ku aktualisht mban fanellën e Al-Nassr.

Më parë, ai la gjurmë tek Interi dhe Dinamo Zagreb.