Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dulje Vicovac, është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë.
Kështu ka bërë të ditur gazetari, njëherësh drejtor i Kanal10, Arben Ahmeti.
Ai ka prezentuar veprimtarinë e Boris Malagurski, një regjisor kanadez me prejardhje serbe, i cili është edhe komentator i rregullt i zhvillimeve politike të “Russia Today”.
Të paktën në njërin nga dokumentarët e shumtë kundër Kosovës të Malagurkit, njëri nga të intervistuarit prezantohet si John Hauthrone , ish-zyrtar i UNMIK-ut.
Dokumentari kundër Kosovës ku flet John HauthroneAty, në këtë dokumentar të vitit 2010, ai flet se si shqiparët i sulmojnë serbët vazhdimisht dhe se Kosova është vend i krimit, parregullsisë dhe kaosit urbanistik./ gazeta10