Lille i Edon Zhegrovës e zhvillon sonte ndeshjen kthyese ndaj Fenrbahces në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kosovar ishte vendimtar në ndeshjen e parë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me golin e realizuar në fundin e ndeshjes.
Fenerbahce do të synojë përmbysjen e madhe prej 2 me 1, duke u bazuar edhe tek fakti se do të luajë para një tifozerie të ‘zjarrtë’.
Ky takim luhet me fillim nga ora 19:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave.
Fenerbahçe: Livakovic, Mert Müldür, Çağlar, Djiku, Ferdi, İsmail, Szymanski, İrfan Can, Tadic, Saint-Maximin, Dzeko
Lille: Chevalier, Santos, Meunier, Diakite, Ribeiro, Gudmundsson, Andre, Angel Gomes, Zhegrova, Haraldsson, David
/GazetaBlic Sport/