Sulmi në Detin e Kuq, raportohet për shpërthime pranë dy anijeve në Jemen

13 Gusht, 2024

Dy agjenci të sigurisë detare raportuan për shpërthime pranë dy anijeve tregtare në brigjet e Jemenit.

Një anije raportoi një shpërthim në një distancë në zonën detare 64 milje detare në jug-perëndim të qytetit jemenas të Hodeidah, i cili është nën kontrollin e Houthis, sipas agjencisë britanike të sigurisë detare UKMTO. Më pas u dëgjua një shpërthim i dytë.

UKMTO më vonë raportoi se anija ishte nën një sulm me dron, i cili u neutralizua me sukses.

“Anija dhe ekuipazhi i saj janë të sigurt dhe po vazhdon rrugën për në portin e saj të ardhshëm,” shtoi ai.

Shpërthimi u raportua gjithashtu nga Agjencia e Sigurisë Detare Ambrey, e cila nuk e identifikoi anijen e shënjestruar, por tha se kishte një marrëdhënie të ngushtë me Houthi./vizionplus.tv