Mickoski: BDI po përpiqet të mobilizojë masë kritike jashtë vendit për destabilizim të vendit dhe për protestat e vjeshtës

13 Gusht, 2024

BDI-ja po përgatitet për turbulenca gjatë vjeshtës – vazhdon të insistojë Kryeministri Hristijan Mickoski, duke pretenduar se në mungesë të mbështetjes së idesë së destabilizimit tek anëtarësia partiake, partia e Ahmetit sipas tij përpiqet të mobilizojë grupe radikale nga fqinjësia. Ai thotë se posedon informacione të reja lidhur me këto pohime, duke siguruar se do të bëjnë gjithcka që të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti I shtetit.

“Vijnë njoftime se po përpiqen të animojnë një masë kritike në fqinjësi që do t`i mbështetnin në këto protesta. Mbështesim protestat e qeta, por nëse ka dhunë si shtet jemi të gatshëm të përgjigjemi. Kemi plane, kemi informacione dhe normalisht nuk do të doja që t`i publikoj, kemi lokalizuar njerëzit që mbështesin lloje të këtilla skenaresh. Pasuria e tyre është shtatëshifrore dhe normalisht se duan ta ruajnë pasurinë”, tha Mickoski.

BDI disa here rradhazi kishte reaguar ndaj deklaratave te kryeministrit Mickovski dhe akuzave te tij se BDI po pergadit destabilizim te vendit vjeshte.

Partia e Ahmetit ka deklaruar se eshte subjekt shtetformues dhe se do te bej cmos qe te pengoj poshtërimim e shqiptarëve ne vend.