Kushtet e vështira higjenike në Gaza, rriten infeksionet, këshilla e mjekëve për gratë dhe vajzat

13 Gusht, 2024

Kushtet e vështira higjenike në Gaza ka bërë që numri i personave që preken nga infeksionet mykotike dhe zgjebja të jenë gjithnjë e në rritje.

Shkak për këtë është bërë grumbullimi i plehrave dhe prania e ujrave të zeza, ndërsa situata bëhet edhe më e rëndë për gratë dhe vajzat, të cilave u mungojnë edhe kushtet më minimale higjenike.

Mungesa e krëhërit dhe shampos ka bërë që shumë prej tyre të presin flokët, kjo edhe me rekomandim të mjekut.

“Në periudhën paraprake, sëmundja më e shpeshtë që kemi parë ka qenë skuqjet e lëkurës, sëmundjet e lëkurës, të cilat kanë shumë shkaqe, si mbipopullimi në kampe, rritja e nxehtësisë brenda çadrave, djersitja e fëmijëve dhe mungesa e ujit adekuat për tu larë”, tha një mjek në Gaza.

Edhe ilaçet që janë në dispozicion janë shpesh të papërballueshme. Bllokada e Izraelit e zonës, e cila është shkatërruar nga 10 muaj luftë./vizionplus.tv