Ukraina luftime në territorin rus, Zelensky: Kievi po dëshmon se mund t’i bëjë presion Moskës

12 Gusht, 2024

Rusia po përballet për të gjashtën ditë me radhë me ofensiven më të madhe të Ukrainës që nga fillimi i luftës

Presidenti Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë që ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonit perëndimor rus, Kursk.

“Kievi  po e shtyn luftën në territorin e agresorit. Ukraina është duke dëshmuar që mund të rikthejë drejtësinë dhe të garantojë presion ndaj Rusise”, tha Zelensky.

Ndërkaq në Ukrainë, Kievi dhe disa rajone të tjera po përballen  me raketa dhe dronë të Rusisë që prej orëve të para të mëngjesit te se djeles , bënë me dije zyrtarët lokal. Një burrë 35 vjeç dhe djali i tij 4 vjeçar  u vra ndërsa një 13 vjeçar u plagos nga sulmet me raketa.

Por deri  më tani Rusia nuk ka arritur të pengojë avancimin ukrainas. Më shumë se 76.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni i Kurskut dhe autoritetet kanë nisur të zbatojnë masa kundër terrorizmit në atë zonë, dhe rajone të tjera kufitare.

Kjo nënkupton që autoritetet në Kursk, Belgorod dhe Brajansk mund të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe makinave, dhe mund të kryejnë përgjime telefonike.]

Inkursioni ukrainas në Rusi, i nisur në martën, është kryer me gati 1.000 ushtarë, tanke dhe pajisje të armatosura.

Sakaq një ditë më parë ,Bjellorusia  tha se po dërgonte më shumë trupa në kufirin e saj me Ukrainën, duke pretenduar se dronët e fqinjit  kishin shkelur hapësirën e saj ajrore si pjesë e sulmit ushtarak ndaj Kursk .

Udhëheqësi autoritar Alexander Lukashenko tha se forcat e mbrojtjes ajrore bjelloruse shkatërruan dhjetëra dronë që fluturonin  mbi rajonin Mogilev, i cili kufizohet me Rusinë./vizionplus.tv