Rrahman Sylejmani, Kolonel i pensionuar i Policisë së Kosovës deklaroi se në vendin tonë ka “tejmase” shërbime intelegjente që operojnë qoftë për vendet mike apo edhe ato që jemi në konfrotim.
Sylejmani në “Mendje Kriminale” deklaroi se “spiunazhi” ka ekzistuar prej se ekziston shoqëria dhe është metodë “superzive”.
“Spiunazhi prej se ekziston shoqëria, ekziston edhe ky. Është metodë supernzive dhe e nevojshme për çdo pushteti dhe institucioni që ta përdorë karshi një armiku, rreziku në anën tjetër. Spiunazhi përfshin një sërë veprimesh dhe metoda të softistikuara për mbledhjen e informacioneve të ndjeshme ose sekreteve shtetërore.
Kosovë, në situatën aktuale dhe prezencën e faktorëve ndërkombëtare. Ka presence tejmase të shërbimeve intelegjente, edhe atyre vendeve mike të Kosovës por edhe atyre që nuk ia dojnë të mirën Kosovës por edhe atyre që nuk e kanë pranuar, edhe në konfrontim me ta”, vijoi Sylejmani.