Enkel Rexhepi, zëvendës kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar i ftuar në “FIVE” tha se në Luginë janë bërë gjithmonë protesta si protesta e sotme që u mbajt në Bujanoc, pasi sipas tij qytetarët në Luginë të Preshevës janë të diskriminuar.
“Si popull i Luginës të Preshevës jemi të diskriminuar dhe të nëpërkëmbur nga shteti serb apo nga partia e Aleksandër Vuçiqit,” tha Rexhepi.
“Faktori ndërkombëtar duhet ta ngrijë zërin për të drejtat shqiptare, sepse shumë rekomandime tregojnë që shqiptarët e Luginës janë populli më i shkelur në Evropë e gjetiu.”
Ai shtoi se faktori ndërkombëtar duhet që të drejtat e shqiptarëve ti marrë me seriozitet.
“Ne do të vazhdojmë të protestojmë dhe ti kërkojmë të drejtat tona elememtare që na takojnë, ato të drejta që i ka çdokush,” tha Rexhepi.
Në anën tjetër Ragmi Mustafa, këshilltar politik i zv.kryeministrit të Kosovës, ka thënë se protesta e cila u mbajt sot në Bujanoc ka qenë për dinjitet dhe indentitet.
“Protesta për identitet dhe dinjetet është mbajtur në zemër të Bujanocit, që ngrit zërin cdo padrejtësi që i bëhet, për marrëveshjet që kanë mbetur vetëm në letër e nuk janë implementuar dhe sot dëshmuam që nuk do të nënshtrohemi ashtu sic nuk jemi nënshtruar as më parë, kundër shtpjes, diskriminimit padrejtësive për të dëshmuar që do të qëndrojmë të palëkundur në raport me Serbinë ,” tha Mustafa.
Ai tha që subjektet politike e organizata të dalura nga lufta ishin pjesëmarrëse në këtë protest.
“Një pjesëmarrje solide, rethanat që u organizua protesta, megjithatë iu bashkuan të gjitha subjektet politike, madje edhe organizatat e dalura nga lufta dhe shoqëria civile, ka qenë një protest që ka qenë një zëri, ka bërë kërkesat e saj legjitime dhe ka kërkuar që Bashkësia Ndërkombëtare të ketë një qasje më intensive për ti zgjidhur ato,” shtoi Mustafa.