Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Ai thotë se të rinjtë në Shqipëri dhe diasporë janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji.
Hasani shpreh mbështetjen për rininë Brenda dhe jashtë vendit, teksa ndan edhe një video të disa të rinjve.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë krenohemi me fuqinë dhe potencialin e të rinjve,si gjenerata e ardhshme e liderëve,forca shtytëse e ndryshimeve pozitive globale.
Të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit.
Zërat dhe veprimet tyre kanë rëndësi në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe dinamike.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”, shkruan Hasani krah videos.
/vizionplus.tv