Më shumë se 700 emigrantë kaluan Kanalin Anglez për në Britani me varka të tejmbushura të dielën, një ditë e shënuar nga vdekja e dy personave në një anije të mbytur pranë Calais, thanë sot autoritetet britanike.
Në total, 11 varka tentuan kalimin e rrezikshëm, me 703 emigrantë në bord, tha Home Office, një numër rekord që kur laburistët erdhën në pushtet në fillim të korrikut.
Në orët e para të së dielës, një varkë raportoi se ishte në rrezik me njerëz që po mbyteshin, sipas autoriteteve francize, ndaj 53 emigrantë u shpëtuan.
Dy të tjerë, megjithatë, nuk arritën të riktheheshin në vetëdije, duke humbur jetën.
1,172 persona kaluan Kanalin
Gjatë gjithë javës, 1,172 njerëz kaluan Kanalin duke u përpjekur të arrinin brigjet britanike, duke e çuar totalin për muajin gusht në 1,439.
Kalimi i Kanalit Anglez me varka të improvizuara është një fenomen shumë i zakonshëm gjatë verës, dhe tragjeditë janë përsëritur në brigjet franceze javët e fundit.
Mbytja e së dielës e çon në nëntë numrin e njerëzve që kanë vdekur në bordin e këtyre anijeve në një muaj dhe në 25 që nga fillimi i vitit 2024, duke tejkaluar numrin e vitit 2023 me 12 viktima.
Sipas një shifre të publikuar nga AFP, bazuar në të dhënat e autoriteteve britanike, 18,342 persona kanë kaluar që nga fillimi i vitit me “varka të vogla”, numër i rritur me 13% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit të kaluar.
Përshpejtimi i procedurave të azilit
Kryeministri i ri britanik Keir Starmer, i cili mori detyrën në fillim të korrikut, braktisi një plan të diskutueshëm për deportimin e emigrantëve në Ruandë, të cilin konservatorët e promovuan në vitin 2022 për të dekurajuar ardhjet e emigrantëve, por që nuk u zbatua kurrë.
Në vend të kësaj, Starmer njoftoi se donte të përshpejtonte përpunimin e dosjeve të azilkërkuesve, duke forcuar luftën kundër kontrabandistëve për të “forcuar kufirin”./vizionplus.tv