Biden e pranon: U detyrova të tërhiqesha nga gara! Drejton “gishtin” nga Pelosi

11 Gusht, 2024

Tërheqja nga gara presidenciale erdhi pas presionit nga demokratët më të lartë, pranoi Presidenti Joe Biden në intervistën e tij të parë që nga vendimi për të mos kërkuar një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit.

Presidenti, duke folur të dielën, iu referua me emër ish-kryetares së Dhomës Nancy Pelosi, e cila, sipas raporteve të shtypit amerikan, është personi që orkestroi presionin ndaj Biden.

“Shumë nga kolegët e mi demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit menduan se unë do ta dëmtoja fushatën e tyre”, tha ai.

Ai shtoi se “kur kam kandiduar për herë të parë, e pashë veten si president i përkohshëm”.

Biden shpjegoi më tej se ishte një kombinim i këtyre faktorëve dhe prioriteti kryesor i “ruajtjes së demokracisë” që justifikoi vendimin e tij, diçka që ai e tha gjithashtu në fjalimin e tij disa ditë pas vendimit të tij të 21 korrikut.

New York Post vë në dukje se Biden nuk elaboroi mosmarrëveshjen e tij me Pelosin, e cila nuk e ka mohuar në mënyrë specifike se ajo qëndron pas presionit ndaj presidentit.

Në sfond ajo thuhet se po i bënte presion presidentit për sondazhet që tregonin se ai nuk mund të fitonte zgjedhjet.

Fakti është se në ditët para se të shpallte vendimin e tij, dhjetëra zyrtarë demokratë, duke përfshirë anëtarë të Kongresit, i kishin bërë thirrje presidentit të tërhiqej nga fushata. Shkak ka qenë paraqitja e tij e dobët debatin me Donald Trump.

Menjëherë pas tërheqjes nga fushata zgjedhore, Biden miratoi kandidaturën e Kamala Harris, e cila ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike./vizionplus.tv